Nga Franca te Gjermania, këto 15 vende evropiane kanë ndaluar fluturimet ruse në hapësirat e tyre ajrore
Vendi i fundit që njoftoi se po mbyllte hapësirën e saj ajrore për Rusinë, pasi disa vende të tjera të BE -së njoftuan që kanë bërë të njëjtën gjë, është Franca.
Masa përfshin ndalimin e të gjithë avionëve civilë ose ushtarakë që vijnë nga Rusia ose që i përkasin një kompanie ruse.
“Italia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë”, u tha në një deklaratë nga zyra e kryeministrit italian, Mario Draghi, ditën e sotme.
Italia e Franca janë ndër 13 vendet e BE-së, që duke përfshirë Belgjikën, Gjermaninë, Finlandën, Slloveninë, Lituaninë, Bullgarinë, Letoninë, Estoninë, Republikën Çeke dhe Poloninë kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për avionët rusë.
Moska u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet komerciale dhe tranzite nga vendet e BE-së, me masën që deri më tani synonte aeroplanët e lidhur ose të regjistruar në Letoni, Lituani, Estoni, Slloveni, Bullgari, Poloni dhe Republikën Çeke.