Bisedimet Ukrainë-Rusi do të zhvillohen ditën e nesërme!
E Diel 27 Shkurt 2022, 16:49
TiranaPost
Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin ka deklaruar se bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes.
Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky njoftoi më herët se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka telefonuar Presidentin Ukrainas dhe kanë rënë dakort që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus në kufirin ukrainas-bjellorus, pranë lumit Pripyat.
“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, tha zyra e presidentit ukrainas në një deklaratë.
Tiranapost.al