Lajme nga Bota

Vazhdojnë protestat kundër pushtimit të Ukrainës në Rusi: Mbi 4 mijë të arrestuar

Vazhdojnë protestat kundër pushtimit të Ukrainës në

Mbi 900 persona janë arrestuar nga policia ruse në protestat kundër luftës që po zhvillohen në 44 qytete në Rusi ditën e sotme, deklaron grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info.

Kjo do të thotë se rreth 4500 protestues janë arrestuar që nga dita e pushtimit, duke nënvizuar goditjen e Kremlinit ndaj disidencës.

Ndërkohë, në ATM-të në Moskë ka pasur radhë teksa njerëzit reagojnë ndaj sanksioneve perëndimore për Swift.