Lajme nga Bota

Trupat ruse shkatërrojnë ‘’avionin me të madh në botë’’

Trupat ruse shkatërrojnë ‘’avionin me të madh në

Avioni më i madh në botë - Antonov An-225 - është shkatërruar gjatë avancimin rus në Ukrainë, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

‘’Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 "Mriya" ("Ëndrra" në ukrainisht). Rusia mund të ketë shkatërruar 'Mriya-n' tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!'', thuhet në postimin e Kulebas në Twitter.

Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik.

Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit rrallë është ngjitur në qiell. Mriya u shkatërrua gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel pranë Kievit, raporton BBC.