Aktualitet

Stuhia e dëborës dëmton shtyllat elektrike në Juglindje, zonat më të prekura Elbasani dhe Korça

Stuhia e dëborës dëmton shtyllat elektrike në Juglindje,

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në Juglindje të vendit, sidomos në zonat e Elbasanit dhe Korçës.

Stuhia e dëborës dëmton shtyllat elektrike në Juglindje,

OSSH thotë që po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Stuhia e dëborës dëmton shtyllat elektrike në Juglindje,

Njoftimi i plotë:

Prej 24 orësh, disa zona të vendit po përballen me mot të keq, shoqëruar me kushe ekstreme reshje dëbore, në formë stuhie dhe shpejtësi ere.

Për pasojë janë dëmtuar linja dhe shtylla të rrjetit elektrik, duke prekur asetet e tensionit 110kV të OST dhe tensionin e lartë 35kV të OSSH, kryesisht në juglindje të vendit.

Nga raporti i orës 13:00, rezulton se, zonat më problematike paraqiten ato të Korçës dhe Elbasanit, kryesisht zonat malore.

Me defekt paraqitet linjat 35kV Korçë - Bilisht dhe Ersekë - Mollas, ku janë rrëzuar 10 shtylla. Në avari ndodhet edhe linja 110Kv e OST Zëmblak 1 - Korçë.

Grupet e OST dhe OSSH janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë por terreni i vështirë malor e ka vështirësuar punën e punonjësve tanë.