Japonia sanksionon Putinin dhe zyrtarë të tjerë rus

E Diel 27 Shkurt 2022, 18:46
TiranaPost
Japonia do të ngrijë asetet financiare të presidentit rus Vladimir Putin "dhe zyrtarëve të tjerë kyç të qeverisë" pas pushtimit rus të Ukrainës, tha kryeministri Kishida Fumio.
Fumio deklaroi se veprimet e Rusisë janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar që Japonia e dënon fuqishëm.
Kryeministri Fumio gjithashtu "tregoi se do t'i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në bllokimin e bankave të zgjedhura ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SWIFT’’.
Japonia do të sigurojë një ndihmë humanitare shtesë prej 100 milionë dollarësh për popullin e Ukrainës, përveç një premtimi paraprak që arrin në "reth 100 milionë dollarë", raportoi NHK.
SWIFT është rrjeti i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.