Qytetarët shqiptarë protestë përballë ambasadës ruse në Tiranë: Jepini fund luftës

Qytetarët në Tiranë po protestojnë kundër pushtimit rus në Ukrainë jashtë ambasadës ruse. Më pankarta në duar, ata shprehen se lufta duhet të ndalet.
Në krye të protestës qëndron ambasadori ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov.
“Kundër armëve bërthamore askush nuk mund të mbrohet, ndaj i drejtohem popullit rus, të ndalë Putin. Sot nuk do të flas për njerëzit dhe jetë. Dua t’i drejtohem popullit shqiptar dhe të theksojmë se sot është një popull paqësor. Sot ato flasin për atë që mendojnë dhe ajo që mendojnë është paqja. Sot lufta duhet të ndalohet. Kievi është në zjarr. 16 fëmijë kanë vdekur në momentin që flasim. Dje një nga raketat ka rënë në një nga spitalet”, tha ambasadori ukrainas në Tiranë.
Një i shqiptar deklaroi për mediat ‘’ "Nuk flas në emër të politikës, por në emrin tim. Familjar ime mund ta strehojë një familje ukrainase’’.
Tiranapost.al