SPORT

Edhe FIFA vendos penalitete ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës

Edhe FIFA vendos penalitete ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës
Me presionin në rritje për të vendosur sanksione kundër Rusisë pas pushtimit në Ukrainë, FIFA ra dakord për një sërë masash që do të hynin në fuqi për play-offin e Rusisë në Kupën e Botës muajin e ardhshëm.

Masat përfshijnë ndalim i emrit, flamurit dhe himnit në ndeshjet e saj, por jo ndalim të plotë të ekipit, gjë e kërkuar nga kundërshtarët e saj.

Tre vende të përfshira në kampionatin botëror të futbollit- Polonia , Suedia dhe Republika Çeke - kanë refuzuar të gjitha të luajnë kundër Rusisë si një protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës fqinje.

Disa lojtarë kryesorë, duke përfshirë polakin Robert Leëandoëski, lojtari më i mirë i vitit në botë nga FIFA, kanë mbështetur vendimin për të bojkotuar çdo lojë që përfshin Rusinë. Këto deklarata, dhe të ngjashme nga lojtarët e tjerë, kanë krijuar presion të madh mbi FIFA për të hequr Rusinë nga gara.

Tiranapost.al