SPORT

Anulohet ndeshja Shqipëri-Rusi për Ligën e Kombeve

Anulohet ndeshja Shqipëri-Rusi për Ligën e Kombeve
Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të luajë kundër Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Lajmin e ka dhënë ministrja Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat, ku njoftoi sanskionet ndaj Rusisë dhe Putinit.

Në një komunikim zyrtar ka bërë të ditur se Shqipëria i bashkohet masave

“Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën. Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave.

Ndërkohë që dua të theksoj që Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë e masë të aleatëve e partnerëve tanë. Ky është një detyrim që çdo vend demokratik ka sot jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj shoqërive e popujve tanë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë” – tha Xhaçka.