Aktualitet

Shqipëria ngrin asetet e Putin dhe mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

Shqipëria ngrin asetet e Putin dhe mbyll hapësirën ajrore

Qeveria shqiptare ka vendosur sot sanksionet ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet janë prezantuar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfshijnë ngrirjen e aseteve të Vladimir Putin dhe mbylljen e hapësirës ajore për avionët rusë.

“Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve. Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit, tha Xhaçka.