Lajme nga Bota

Shkencëtarët që punuan për vaksinën Covid fitojnë çmimin Nobel për mjekësi

Shkencëtarët që punuan për vaksinën Covid fitojnë

Çmimi Nobel për Mjekësi këtë vit i është dhënë Katalin Kariko dhe Dreë Ëeissman, shkencëtarëve që kanë zbuluar teknologjinë mRNA për vaksinat kundër koronavirusit.

Karikó dhe Weissman botuan rezultatet e tyre në një punim të vitit 2005 që mori pak vëmendje në atë kohë, tha komiteti i çmimit Nobel, por më vonë hodhi themelet për zhvillime kritike të rëndësishme që i shërbyen njerëzimit gjatë pandemisë Covid.

Komiteti vlerësoi gjetjet novatore të shkencëtarëve të cilat ndryshuan rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar.

Fituesit për Fizikë do të shpallen më 3 tetor, më pas të kimisë më 4 tetor. Fituesit e Çmimit të Letërsisë, Paqes dhe Shkencave Ekonomike do të shpallen përkatësisht më 5 tetor, 6 Tetor dhe 9 Tetor.