Sërish bombardime pranë Kievit ndërkohë që evakuoheshin civilë
E Diel 6 Mars 2022, 11:16
TiranaPost
Një pikë evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga zona Irpin, në perëndim të Kievit, u bombardua mëngjesin e sotëm.
Mediat e huaja thonë që ndërkohë që qindra civilë po kalonin përmes postbllokut ra një predhë artilerie. Nuk ka detaje të menjëhershme për viktima.
Mëngjesin e sotëm Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se ishte rënë dakort me forcat ruse për një armëpushim që do të respektohej nga ora 10:00 deri në orën 21:00 sipas kohës lokale.
Evakuimi i civilëve ditën e djeshme ishte i pamundur pasi forcat ruse nuk respektuan armëpushimin e rënë dakord dhe sulmuan ndërkohë që evakuimi i civilëve kishte filluar.