Si duket zyra e një gazetareje lufte në Ukrainë! Nga kolegu që fle në tokë tek çokollata Snickers
E Diel 6 Mars 2022, 10:46
TiranaPost
Clarissa Ward gazetarja e CNN që tërhoqi vëmendje me Afganistanin, por që prej vitesh është një nga gazetarët më të mira të luftës në CNN.
Nënë e dy fëmijëve të vegjël, Ward fluturon nga një cep i botës në tjetrin duke mbuluar konflikte të përgjakshme, por ajo shfaqet edhe teksa ndihmon njerëzit. Nuk është atje thjesht si raportuese.
Në një nga postimet e fundit ajo ka zbuluar edhe dhomën e editimit të kronikave ku siç shihet më foto është larg komoditeteve, një koleg që e ka zënë gjumi përdhe, një cokollatë snickers për të marrë energji dhe mision.
Kjo foto tregon se kjo është gazetaria e vërtetë dhe gazetarët e vërtetë!