Kush është Olena Zelenska? Një historik rreth Zonjës së Parë që kur njohu Zelenskyn
Arkitekte, shkrimtare dhe aktiviste, Olena Zelenska gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky qëndroi në krah të bashkëshortit të saj, së bashku me dy fëmijët ndërkohë që në Ukrainë luftohet për liri. Dhe nga profili i saj në Instagram, me mbi 2 milionë ndjekës, ajo flet për konfliktin Rusi-Ukrainë, duke mbështetur popullin e saj dhe duke u bërë një heroinë e rezistencës.
Kur sytë e tyre u takuan për herë të parë në shkollën e mesme, Ukraina kishte disa vite që njihej si e pavarur. Në fund të mijëvjeçarit, atëherë, kur të dy ndiqnin Universitetin e Kryvyi Rih dashuria shpërtheu: ose më mirë, ai - një student këmbëngulës i drejtësisë – zuri vend në zemrën e saj - një arkitekte e re - pas një miqësie shumë të gjatë.
View this post on Instagram
Olena dhe Volodymyr u martuan më 6 shtator 2003, por lidhja e tyre sentimentale shpejt u shndërrua edhe në bashkëpunim të suksesshëm profesional. Krah për krahu, në fakt, ata hynë në kompaninë televizive ‘Kvartal 95’, në të cilën presidenti i ardhshëm ukrainas fitoi shpejt popullaritet falë shfaqjeve të tij, ndërkohë pas skenave, gruaja e tij shkruante skenarët e shfaqjeve.
"Unë gjithmonë kam preferuar të qëndroj në hije," është shprehur Zonja e Parë në të kaluarën. Së bashku me Volodymyr kanë dy fëmijë, Oleksandra (18) dhe Kyrylo (9). Sot, në këto ditë tragjike për vendin e tyre, të katër janë bashkë, mbështesin vendin e tyre. Nga ana tjetër, Olena ka qenë gjithmonë mbështetësja më e madhe e bashkëshortit të saj, edhe kur ai – në vitin 2018 – vendosi të merrej me politikë.
“Në fillim isha kundër dhe e kundërshtova shumë”, ka treguar ajo. “I pashë vështirësitë në horizont, ishte një ndryshim total i drejtimit të jetëve tona”.
Megjithatë, gjatë fushatës zgjedhore, ajo filloi të kontrollonte fjalimet e tij publike dhe të kujdesej për veshjet e tij: "E kuptova që ai do të bënte gjithçka për të mbrojtur familjen tonë, kështu që u bëra mbështetëse e tij".
View this post on Instagram
Olena - e përfshirë në listën e Forbes të grave më me ndikim në Ukrainë në viitn 2019 - ka dalë gjithnjë e më shumë në publik duke trajtuar çështje të rëndësishme sociale kryesisht në lidhje me fëmijët dhe gratë: nga memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar me Unicef -in në lidhje më temën e të ushqyerit shëndetshëm, deri në ndërhyrjen për anëtarësimin e vendit të saj në nismën e G7 për barazinë gjinore.
“Nuk do të bëj panik, as nuk do të shpërthej në lot”, shkruan ajo tani në profilin e saj në Instagram me mbi dy milionë ndjekës. “Do të jem e qetë dhe i sigurt. Fëmijët më shikojnë dhe unë do të qëndroj pranë tyre dhe pranë burrit tim. Por edhe pranë jush, të dashur ukrainas. Ju shikoj të gjithëve: në TV, në rrugë, në internet. Dhe e dini çfarë? Jeni të mrekullueshëm dhe unë jam krenare që jetoj me ju në të njëjtin vend ”.