Italia sekuestron jahte dhe vila luksoze të oligarkëve rusë me vlerë 143 milionë euro
E Shtunë 5 Mars 2022, 21:19
TiranaPost
Italia ka sekuestruar jahte dhe vila luksoze nga oligarkët rusë me vlerë 143 milionë euro që nga e premtja.
Asetet u sekuestruan në disa nga vendet e saj më piktoreske, si Sardenja, bregdeti Ligurian dhe liqeni i Komos.
"Ne duhet të jemi në gjendje të ndalojmë sulmin e Putinit, duke e vendosur atë në vështirësi," tha ministri i Jashtëm i Italisë.
Policia financiare e Italisë ka sekuestruar superjahtin Lena, i cili i përket Gennady Timchenko, një oligark i afërt me Putinin, në portin e San Remos, si dhe Lady M në pronësi të Alexei Mordashov në Imperia aty pranë, dhe disa vila në Toskanë dhe Komo.
Vila e manjatit të biznesit ruso-uzbek Alisher Usmanov u sekuestrua gjithashtu përgjatë Bregut Emerald në Sardenja veriore.