Lajme nga Bota

Qyteti i lindjes së Zelenskyt i pret pushtuesit rusë me një mesazh të qartë

Qyteti i lindjes së Zelenskyt i pret pushtuesit rusë me një

Një mesazh për rusët u shpalos në një banderolë në urën mbi rrugën hyrëse për në Kryvyi Rih, qyteti nga i cili djali më i famshëm, dikur një komedian, tani drejton dhe frymëzon vendin e tij dhe gjithë botën në luftë.

“Mirësevini në ferr pushtues rusë”, shkruhet në banderolën që dukshëm nënkupton që ukrainasit nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Qyteti i lindjes së Zelenskyt i pret pushtuesit rusë me një
Ndërkohë që mundohen të përgatiten për betejat me trupat ruse, që po shkojnë drejt veriut - duke ngritur barrikada apo me kurthe tankesh - çdo burrë dhe grua në Kryvyi Rih shpreh respektin për Presidentin Zelensky dhe gatishmërinë për të luftuar e për të dhënë jetën për të.