Lajme nga Bota

Putin: Vendet që vendosin zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të konsiderohen pjesë e luftës

Putin: Vendet që vendosin zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se vendet që vendosin një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë do të konsiderohen si pjesëmarrëse në konflikt.

"Ne do t'i konsiderojmë ata menjëherë si pjesëmarrës në një konflikt ushtarak dhe nuk ka rëndësi se në cilën organizatë janë anëtare. Është e pamundur të bëhet, në vetë territorin e Ukrainës, është e mundur vetëm nga territori i disa shteteve fqinje. Por çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur," tha Putin në një takim me anëtarët e ekuipazhit të fluturimit të linjave ajrore kombëtare ruse.

Imponimi i një zone ndalim-fluturimi do të kishte “pasoja kolosale dhe katastrofike jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën”, tha Putin.

Paralajmërimi i Putin vjen pas kërkesave të vazhdueshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky drejtuar NATO-s dhe shteteve perëndimore që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të premten se ky opsion nuk do të shqyrtohet nga aleanca.