Kombinohu me Emin

Si po reagon industria e modës ndaj luftës në Ukrainë

Si po reagon industria e modës ndaj luftës në Ukrainë

Nga Emi Seiti/ Tashmë ka kaluar më shumë se një javë që kur Rusia pushtoi Ukraninën- dhe bota ka parë tmerre ndërsa vendi dhe njerëzit e tij të pafajshëm janë të detyruar të përballen me pasojat tronditëse të kësaj lufte.

Megjithëse shumë prej nesh ndihen plotësisht të pafuqishëm tani, njerëzit në mbarë botën po bëjnë gjithçka që munden për të dhuruar dhe për të provuar të mbështesin ata që janë prekur drejtpërdrejt, ndërkohë që dhe bizneset po reagojnë. Kjo përfshin një numër stilistësh dhe marka luksoze, të cilat po përpiqen të bëjnë një ndryshim të duhur me veprimet e tyre.

Këtë javë mbreti i luksit Kering i cili drejton kompani si Gucci, Alexander McQueen, Balenciaga, Bottega Veneta, dhe Saint Laurent - njoftoi se do të bënte një “dhurim të rëndësishëm” në mënyrë që të përpiqet të mbështesë mijëra refugjatë që u larguan nga vendi dhe tani janë zhendosur.

Si po reagon industria e modës ndaj luftës në Ukrainë

Ceo i Kering Francois- Henri Pinault shtoi se markat nën përgjegjësine e Kering do të bënin gjithashtu donacione individuale për organizata të tjera.

Si po reagon industria e modës ndaj luftës në Ukrainë

Këtë e kemi parë tashmë nga Balenciaga, e cila ka pastruar rrjetet e saj sociale, duke ia kushtuar tërësisht kauzës dhe ka bërë një donacion për Programin Botëror të Ushqimit, duke inkurajuar ndjekësit e saj të bëjnë të njëjtën gjë.

Si po reagon industria e modës ndaj luftës në Ukrainë

Gucci i ka dhënë 500.000 mijë dollarë UNHCR-së përmes iniciativës së saj Chime for Change.

LVHM ka dhuruar 5 milionë euro për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të ndihmuar viktimat direkte dhe indirekte të krizës. Përvec kësaj, biznesi po fillon një fushatë për mbledhjen e fondeve për të lehtësuar kontributet e punonjësve në të gjithë grupin dhe 76 shtëpitë e tij të modës.

Si po reagon industria e modës ndaj luftës në Ukrainë

Chanel ka ofruar një donacion prej 2 milionë euro, i cili do shkojë për dy organizata ndihmash.

Si po reagon industria e modës ndaj luftës në Ukrainë

Ndërkohë, disa marka të tjera kryesore të modës, duke përfshirë Neta Porter, Asos, Nanushka, dhe Nike po bëjnë lëvizje për të ndaluar shitjet në Rusi. Kjo vjen pasi Vogue Ukraine u kërkoi kompanive të mëdha të modës të vendosin një embargo ndaj Rusisë pasi mallrat e luksit nuk janë përfshirë ende në saksione.