Lajme nga Bota

Ç`ndodhi me armëpushimin në Ukrainë?

Ç`ndodhi me armëpushimin në Ukrainë?

Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm në qytetet e bombarduara rëndë të Mariupol dhe Volnovakha për të lejuar civilët që të largohen.

Armëpushimi duhej të fillonte në orën 09:00 me orën lokale (07:00 GMT), por evakuimet e para nisën dy orë më vonë.

Menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin dhe luftimet vazhdonin.

Ukraina e shtyu evakuimin, ndërsa civilët në Mariupol u njoftuan për lajmin përmes altoparlantit.

Ministria ruse e mbrojtjes në mediat qeveritare tha se civilët nuk kishin kaluar nëpër korridorët e largimit - dhe akuzoi autoritetet ukrainase për pengimin e njerëzve që të largoheshin.