Lajme nga Bota

Lodhja e stafit të izoluar të termocentralit të Çernobilit mund të përbëjë rrezik për botën

Lodhja e stafit të izoluar të termocentralit të Çernobilit

Lodhja në rritje e stafit të izoluar për 10 ditë në termocentralin bërthamor të Çernobilit nuk është vetëm i vështirë për ta, por mund të përbëjë rrezik për gjithë botën, sipas Yuriy Fomichev, kryebashkiakut të Slavutych.

“Njerëzit janë të lodhur. Ata janë të rraskapitur, si mendërisht ashtu edhe emocionalisht, por kryesisht fizikisht,” tha Fomichev, duke shtuar se më shumë se 100 njerëz në uzinë janë personel që punonin me turne.

"Një strukturë bërthamore e drejtuar nga të njëjtët persona, 100 vetë pa pushim për 10 ditë me radhë do të thotë se nivelet e tyre të përqendrimit janë shumë të ulëta ... gjëja kryesore që ne duam të theksojmë është se kjo është shumë e rrezikshme," tha Fomichev.

Punonjësit e uzinës hanë vetëm një vakt në ditë dhe kanë kohë të kufizuar për të kontaktuar familjet e tyre, sipas Fomichev.

Slavutych, një qytet në Ukrainën veriore, u ndërtua qëllimisht në vitin 1986 për të strehuar personelin e evakuuar nga termocentrali i Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë.