Lajme nga Bota

Puma dhe Prada mbyllin të gjitha dyqanet në Rusi

Puma dhe Prada mbyllin të gjitha dyqanet në Rusi
Prodhuesi gjerman i veshjeve sportive Puma ka pezulluar funksionimin në të gjitha dyqanet e tij në Rusi dhe marka luksoze italiane Prada ka pezulluar gjithashtu të gjitha operacionet e shitjes me pakicë në vend.

Puma, e cila ka 100 dyqane në Rusi, ndaloi pak ditë më parë dërgesat e produkteve të sa në Rusi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Prada tha: "Shqetësimi ynë kryesor është për të gjithë kolegët dhe familjet e tyre të prekur nga tragjedia në Ukrainë, ne do të vazhdojmë t'i mbështesim ata".