Kryeministri izraelit Naftali Bennett është takuar me Vladimir Putin në Kremlin. Lajmi u konfirmua nga zyra e tij, e cila thotë që SHBA-të kanë qenë në dijeni për zhvillimin e takimit.
Sipas mediave të huaja bisedimet zgjatën rreth 3 orë. Ka pasur shumë debate nëse qeveria izraelite mund ose duhet të ndërmjetësojë realisht në krizën – nga disa vende nuk u mor aq seriozisht në fillim.
Por duke fluturuar për në Moskë në një kohë që Rusia është e izoluar globalisht Bennett duket se mund të provojë që diçka e tillë është e mundur.
Pas përfundimit të takimit në Moskë, Bennett tani po fluturon për në Berlin ku do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, tha një zyrtar izraelit.
Tre ditë më parë, Bennett zhvilloi biseda të veçanta telefonike me Putinin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim.
Edhe pse Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë në komentet e ministrit të Jashtëm Yair Lapid, vetë Bennett i ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj Rusisë apo Putinit.