Faqet e internetit të qeverisë ukrainase nën sulm të vazhdueshëm nga hakerat rusë
E Shtunë 5 Mars 2022, 20:53
TiranaPost
Uebsajtet ukrainase kanë qenë nën sulm të pandërprerë nga hakerat rusë që nga fillimi i pushtimit, tha mbikëqyrësi kibernetik i Kievit.
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës shkroi në Tëitter: "Hakerët rusë vazhdojnë të sulmojnë burimet e informacionit ukrainas pa pushim".
Agjencia tha se hakerët kishin në shënjestër faqet që i përkisnin Presidencës, Parlamentit, kabinetit, ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrisë së Punëve të Prendshme, ndër disa të tjera.
Ata u goditën nga refuzimet e shpërndara të shërbimit (DDoS) të cilat funksionojnë duke drejtuar një rrjetë zjarri trafiku drejt serverëve të synuar në përpjekje për t'i lënë ata jashtë linje.