Ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës është në javën e dytë, Presidenti i SHBA Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të përshpejtuar ndihmën ushtarake, humanitare dhe ekonomike të SHBA kundrejt Ukrainës. Shtëpia e Bardhë tha se gjatë bisedës dyshja diskutoi edhe rreth bisedimeve Rusi dhe Ukrainë, por nuk dha detaje shtesë.
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson lëshoi një plan prej gjashtë pikash si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe po u kërkon liderëve të tjerë që ta mbështesin atë në përpjekjet për të siguruar që Rusia të dështojë në në marrjen nën kontroll të Ukrainës.
Zelensky tha se ka folur me pronarin e SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, dhe njoftoi se vendi do të marrë më shumë paisje satelitore të internetit Starlink këtë javë.
Gjigantët e kartave të kreditit me bazë në SHBA Visa dhe Mastercard njoftuan se do të pezullojnë operacionet e tyre të biznesit në Rusi.
Ushtria ukrainase tha në raportin e saj të fundit operacional se forcat ruse vazhdojnë të jenë më të përqendruara në Kiev ndërsa vazhdojnë sulmet në Kharkiv, Mykolaiv dhe krijimi i një korridori tokësor me Krimenë. Raporti tha se avionët nga aeroportet në territorin e Bjellorusisë ishin përfshirë në sulme ajrore në infrastrukturën ushtarake dhe civile në Kiev dhe Zhytomyr.
Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në SHBA, publikoi një raport ku thuhet se forcat ruse në Ukrainë mund të kenë hyrë në një pauzë të shkurtër operacionale ndërsa përgatiten të rifillojnë operacionet kundër Kievit, Kharkiv, Mykolayiv dhe ndoshta Odesa në 24-48 orët e ardhshme.
Përpjekjet për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Ukrainë janë rritur pasi vullnetarët në të gjithë vendin punojnë pa u lodhur për të mbledhur nevojat bazë e për t'ua dhënë refugjatëve dhe për të përgatitur furnizime ushqimore për ushtrinë që do të dërgohet në vijën e parë të frontit.
Situata humanitare në portin jugor të Ukrainës të Mariupolit është "katastrofike" dhe është jetike që civilët të evakuohen, paralajmëroi një zyrtar i lartë nga OJQ-ja "Mjekët pa Kufij".
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se mund të miratojë 1.4 miliardë dollarë financime emergjente që në fillim të javës së ardhshme, pasi organi paralajmëron për "ndikim të rëndë" të luftës në ekonominë globale.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takua me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, dhe tha se Ukraina "do ta fitojë këtë luftë", por ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO. Kuleba bëri thirrje për më shumë ndihmë ushtarake, ndërsa Reuters raporton se Zelenskiy bëri një "lutje të dëshpëruar" për Evropën Lindore që t'i sigurojë Ukrainës avionë të prodhuar nga Rusia. Në një telefonatë me senatorët amerikanë, mësohet se ai ka kërkuar gjithashtu një zonë ndalim-fluturimi, avionë, ndalim të naftës ruse dhe pezullimin e operimit të Visa dhe Mastercard në Rusi.
SHBA thuhet se është në diskutime me Poloninë mbi mundësinë që Polonia t'i sigurojë më shumë avionë luftarakë Ukrainës. SHBA potencialisht mund të bjerë dakord të mbushë flotën e avionëve luftarakë të Polonisë nëse Varshava vendos të transferojë MiG-29-ët e saj të përdorur në Ukrainë, thanë katër zyrtarë amerikanë për POLITICO.
Rusia dhe Ukraina planifikojnë një raund tjetër bisedimesh të hënën, edhe pse bisedimet e mëparshme nga e cila u gjet zgjidhje për një armëpushim të kufizuar për të mbrojtur korridoret për civilët nuk janë respektuar nga Rusia.
Kombet e Bashkuara kanë regjistruar 351 civilë të vrarë dhe 707 të plagosur në Ukrainë, sipas komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut.
Dhjetëra mijëra protestues u bashkuan në mitingjet në të gjithë botën në mbështetje të Ukrainës gjatë fundjavës, duke u mbledhur në qytete në të gjithë Evropën, SHBA dhe Amerikën e Jugut.