Lajme nga Bota

Franca do të paraqesë një rezolutë për armëpushim dhe akses humanitar të Ukrainës në OKB

Franca do të paraqesë një rezolutë për armëpushim

Franca do të paraqesë një rezolutë të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke bërë thirrje për "qasje të papenguar humanitare" në Ukrainë si dhe duke kërkuar një armëpushim, sipas një deklarate nga Pallati Elysée të dielën.

Rezoluta franceze do të synojë "të garantojë akses të papenguar humanitar për të përmbushur nevojat urgjente të popullsisë së mbetur në Ukrainë", thuhet në deklaratë.

Franca do të bëjë dhe thirrje për një armëpushim që "duhet t'i paraprijë çdo bisede paqeje".

Macron mbajti telefonata këtë fundjavë me udhëheqës nga: Gjermania, Italia, Holanda, Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian, Greqia, Gjeorgjia dhe Moldavia. Ai foli edhe me presidentin e Bjellorusisë.