Lajme nga Bota

‘’Bota shmangi një katastrofë bërthamore mbrëmë’’

‘’Bota shmangi një katastrofë bërthamore

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka deklaruar së fundmi se bota "e shmangi me vështirësi një katastrofë bërthamore mbrëmë" pas zjarrit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia.

Ajo i quajti reagimet e Rusisë të pamatura dhe të rrezikshme dhe shtuar se vendosi termocentralin më të madh bërthamor në rrezik të madh dhe kërcënoi sigurinë e civilëve në Rusi dhe në mbarë Evropën.

Ajo i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga uzina për të siguruar që operatorët të kenë akses të plotë në vend, të jenë në gjendje të komunikojnë me rregullatorët dhe të sigurojnë ndryshime në stabilitetin dhe sigurinë e uzinës.

“Ne jemi shumë të shqetësuar që operatorët ukrainas po i bëjnë punën e tyre tani nën presion ekstrem,” shtoi ajo.

Ajo i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të mos dërgojë trupat e tij në një "mision vetëvrasës" kundër një centrali bërthamor.

“Objektet bërthamore nuk mund të bëhen pjesë e këtij konflikti,” tha ajo.

Tiranapost.al