Aktualitet

Investimet, Shengeni Rajonal dhe negociatat, Rama tregon bisedën me kancelaren Merkel që zgjati 1 orë

Investimet, Shengeni Rajonal dhe negociatat, Rama tregon bisedën me

Një bisedë që ka zgjatur rreth një orë mes kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Tema e bisedimit ka qenë për planin e investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal, progresin pas vendimit për negociatat, konferencën e parë ndërqeveritare me BE dhe kryesimin e OSBE nga Shqipëria që Edi Rama e komenton si të suksesshëm.

Në postimin në Facebook, ku ka publikuar dhe foto nga biseda Online mes tij dhe kancelares gjermane Merkel, Rama shkruan: Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

Postimi i plotë nga kryeministri Rama:

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela?????#FaleminderitAngela