Covidi i merr jetën mjekut nga Kukësi, baba i pesë fëmijëve
E Martë 20 Tetor 2020, 13:22
TiranaPost

Është ndarë nga jeta duke luftuar me koronavirusin mjeku nga Kukësi Astrit Haziri.

Lajmi është dhënë në rrjete sociale nga djali i tij dhe bashkëshortja e cila shkruan: Kishim bol... (për të vuajtur).

Haziri ka humbur edhe një vëlla në janar të po këtij viti.
Arsyeja e vdekjes zbulohet nga komentet e familjarëve poshtë fotos dhe postimeve të gruas dhe djalit të tij.
Mjeku Haziri ishte baba i pesë fëmijëve.