Showbiz

Fedez tregon pse erdhi ndarja me Chiara-n dhe flet për tentativën për vetëvrasje

Fedez tregon pse erdhi ndarja me Chiara-n dhe flet për tentativën

Një intervistë e fortë do të publikohet sonte. Fedez ka folur gjerë e gjatë për jetën e tij, për pikat kyçe që e kanë shenjuar dhe për ndarjen me Chiara-n.

Disa momente janë zbuluar nga reklama e intervistës, si për shembull çasti kur tregon për tentativën për vetëvrasje apo kur flet për ndarjen nga Chiara.

“Kam tentuar të bëj vetëvrasje kur isha 18 vjeç”, thotë Fedez. Shpjegimin me shumë mundësi do ta japë në intervistë.

Kurse përsa i takon ndarjes ai pohon se po, kriza në marrëdhënie u përforcua nga skandali i panetones ku Chiara u përfshi.