Lajme nga Bota

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Situata po rëndohet, i njohim shumë mirë lojërat ruse

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Situata po rëndohet, i

Olha Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, thotë se situata po bëhet më e rëndë pasi një tjetër valë e "planit terrorist" të Rusisë kundrejt ukrainasve ka nisur.

Ajo tha për BBC-së se spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë bombarduar kudo në qytetet e Ukrainës.

"Humbjet e mëdha të Rusisë", duke përfshirë jetët e ushtarëve të saj, nuk po e pengojnë Vladimir Putinin, por vetëm po inkurajojnë agresionin e mëtejshëm, thotë ajo.

Stefanishyna gjithashtu tha nga një dhomë e mbushur me thasë rëre se çdo qytetar dhe politikan ukrainas "i njeh shumë mirë lojërat ruse", teksa kritikoi liderët perëndimorë të cilët refuzuan të vendosin një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e saj.

“Është shumë shqetësuese kur grupi prej 30 liderësh apo ministrave apo edhe ambasadorëve ... mblidhen në një kabinet të bukur, me mobilje të bukura dhe flasin për temat e bukura, duke ditur që edhe Ukraina ishte ulur mbi këtë tryezë për gjithë këto vite. Tani dihet se nuk mund të jemi atje sepse po operojmë nën bombardimet e Federatës Ruse dhe duke e ditur se inteligjenca e tyre konfirmon gjithashtu se sulme të mëtejshme të rënda ndaj popullsisë civile - duke përfshirë bombardimet me qilima të qyteteve, të cilat në thelb po ndodhin këto ditë tashmë në disa qytete - do të zhvillohen.” tha ajo.