Aktualitet

Një ditë pas protestës për Klodian Rashën, shpallet në kërkim Stresi dhe arrestohen 3 organizatorët

Një ditë pas protestës për Klodian Rashën, shpallet

Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn që ndryshe njihet si Stresi. Ai u vetëshpall mbrëmë si organizator i protestës për Klodian Rashën, që degjeneroi në dhunë.

Deri tani janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar 4 të mitur.

Arsyeja e ndjekjes penale është mosmarrja e lejes për një organizim të tillë dhe mosrespektimi i masave anti-Covid.

Klodian Rasha, 25 vjeç u vra nga patrulla e “Shqiponjave”, pas mesnatës së 8 dhjetorit, pasi nuk iu bind thirrjes së Policisë për të ndaluar. Si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, Rasha ndërroi jetë në spital. Polici po ndiqet penalisht dhe aktualisht nën arrest.