Stresi pretendon se ka organizuar protestën: Unë jam Azem Hajdari i dytë

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka qenë në krye të protestës së organizuar pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i forcave “Shqiponja”.
Gjatë protestës së mbajtur fillimisht përpara Ministrisë së Brendshme, Stresi është shprehur se protestën e ka organizuar ai. Këngëtari shton se për shkak të protestës që ka organizuar, ai pret që ditën e nesërme të arrestohet.
Ai bën thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e vrasjes së të riut Klodian Rashad he thekson se protestuesit nuk do të dorëzohen në këtë protestë, ndërsa quan veten Azem Hajdari i dytë.
“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, është shprehur këngëtari.