Aktualitet

Video/ Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit zhvendoset tek Kryeministria, i vihet flaka Pemës së Krishtlindjeve

Video/ Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit zhvendoset tek

Nga Ministria e Brendshme protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ku bëjnë thirrje për drejtësi për të riun Klodian Rasha që u vra nga policia mesnatën e së martës.

Video/ Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit zhvendoset tek

Deri më tani situata paraqitet e qetë. Momenti i vetëm i shryrjes së zemërimit ishte kur protestuesit pasi tentuan të rrëzonin Pemën e Vitit të Ri, nisën ta dëmtonin.

Më herët pasi një tensionimi të situatës raportohet se janë lënduar një polic, një gazetar dhe këngëtari Stresi.


Lëndimi i tyre ka ndodhur në momentin kur protestuesit kanë tentuar të hyjnë në Ministri, kjo ka çuar në ndërhyrjen e policisë, të cilët ishin pa mburojë dhe pa armë. Në këto momente protestuesit kanë hedhur objekte të ndryshme, si çadra, apo fruta.

Video/ Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit zhvendoset tek

Protesta ka nisur rreth orës 16:00 para Ministrisë së Brendshme, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Shqiponjave, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, pasi kishte shkelur orën policore.

Video/ Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit zhvendoset tek

Në protestë janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministrit Lleshaj, jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe për ngjarje të tjera të ndodhura nga policia, për të cilat bëjnë fajtor atë.

Video/ Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit zhvendoset tek

Rasha u vra mesnatën e së martës pranë shtëpisë së tij. Sipas efektivit të policisë, që e qëlloi për vdekje, ai kishte menduar se i riu kishte një armë, gjë të cilën nuk e kishte kuptuar qartë pasi sipas tij nuk kishte dritë të mjaftueshme. Klodian Rasha nuk u gjet me armë në dorë kur mbeti i vrarë.