Aktualitet

Mjekja në spitalin e Traumës flet për policin që rrezikon shikimin: Është dëmtuar me një mjet prerës

Mjekja në spitalin e Traumës flet për policin që rrezikon

Një nga mjeket që po trajton efektivët dhe protestuesit e lënduar gjatë protestës që u mbajt sot për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, tregon gjendjen e një prej policëve që ndodhet në gjendje të rëndë. Efektivi rrezikon shikimin, për shkak të një dëmtimi me mjet prerës.

“Do bëjmë të pamundurën për t’i shpëtuar shikimin, trauma ishte me një mjetës prerës, ndoshta me një xham. Do të bëjmë operacionin e parë dhe më pas duhet një ndërhyrje tjetër më e specializuar. Si të gjithë të sëmurët me traumë okulare, lidhet dhe me një shok të përgjithshëm psikologjik, nuk komunikon mirë, pritet anestezia e përgjithshme”, tha mjekja për “Real Story”.