Protestuesit tentojnë që t’i afrohen Policisë së Tiranës
Wednesday 9 December 2020, 20:23
TiranaPost

Protestuesit që u mblodhën nga ora 16:00 për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv, tentuan që t’i afrohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata nuk kanë mundur t’i afrohen për shkak të pranisë së automjetit të blinduar.
Protestuesit raportohet se kanë djegur koshat e mbeturinave, ndërsa kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.