Vajza që u hoq si motra e Klodian Rashës humb ndjenjat gjatë protestës
Wednesday 9 December 2020, 19:23
TiranaPost

Vajza që u hoq si motra e Klodian Rashës, i riu që u vra më 8 Dhjetor nga polica, dhe u prezantua si Bora Rasha, raportohet se ka humbur ndjenjat, në momentin kur ishte duke protestuar.

Asaj i kanë rënë gjendje të fikëti teksa për të ndihmuar atë janë angazhuar protestues edhe një police.
Ajo ishte duke mbajtur një flamur kuqezi të Shqipërisë në dorë kur ka humbur ndjenjat para kryeministrisë. Pak më parë në një prononcim për mediat, Bora Rasha tha se viktima që e quajti "vëllai i saj" nuk kishte armë ditën që u vra nga polici, si dhe nuk kishte probleme më parë me Policinë.