Aktualitet

Babai i viktimës Klodian Rasha flet për protestuesit: Kemi një fije shpresë

Babai i viktimës Klodian Rasha flet për protestuesit: Kemi një

Me një cigare në dorë, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, ish-oficer ka dalë nga shtëpia për të pritur në prag të mesnatës protestuesit, të cilët marshuan nga Kryeministria në banesën e 25-vjeçarit që u vra nga policia në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit.

“Unë i shërbej vetëm familjes sime, jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton. Ne kemi një fije shpresë, të kemi të ardhme për të këtë vend, të rrisim fëmijët pa ndrojtje. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt. Policin as nuk e di, as nuk e njoh, nuk kam asnjë lloj haberi, shteti e di vetë. Drejtësia e di punën e vet. Mos më lodhni më tepër. Më besoni si prind, ai që është babë e di. Paçi vetëm ditë të lumtura, jo si kjo që kam unë”, tha ai para qytetarëve të mbledhur për ta ngushëlluar.

Babai i viktimës Klodian Rasha flet për protestuesit: Kemi një

Një mesazh ai e kishte edhe për vajzën që pretendoi se ishte motra e Klodianit: “Më ka dalë një Bora Rasha, kur vajza ime është me të zeza. Këto inskenimet, mos më rendoni më tepër, kam peshën e barrës”.

Babai i viktimës Klodian Rasha flet për protestuesit: Kemi një

Qytetarët vijuan protestën me një marshim paqësore në orën 22:30, ndërsa protesta që pati shpesh tensione nisi në 16:00 dhe zgjati për rreth 5 orë.