Paris Soir (1929)/ Mbreti Zog, pas tentativës së helmimit ndaj tij, konsumon ushqimet vetëm nga dora e nënës


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Gusht 2019
“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 7 dhjetorit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e vërtetë të gjendjes së rëndë shëndetësore asokohe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Londër, 6 dhjetor.
— Mësojmë nga Beogradi se sëmundja (fillimisht është folur për tuberkulozin pulmonar dhe kancerin e laringut në shtypin francez) e mbretit Ahmet Zogu, gjendja shëndetësore e të cilit vetëm sa po përkeqësohet, nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë helmimi e kryer ndaj tij. Që nga fillimi i mungesës (sëmundjes) së tij, mbreti konsumon vetëm ushqimet e përgatitura posaçërisht dhe me kujdes nga nëna e tij, e cila ia shërben vetë.
https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1929-mbreti-zog-pas-tentatives-se-helmimit-ndaj-tij-konsumon-vetem-ushqimet-e-pergatitura-posacerisht-nga-nena-e-tij/ Tiranapost.al.