
Britney Spears mund të jetë duke u bërë gjyshe.
Në disa foto me veshje bebesh në Instagram Britney shkruan:“Phoenix arrived” (“Phoenix mbërriti”). Në fotot e tjera shfaqet edhe djali i dytë i këngëtares, Jayden James Federline, si dhe një vajzë me flokë kafe, në momente të ëmbla dhe të afërta me të.

Edhe përshkrimi që shoqëron postimin është mjaft enigmatik:
“Nëse je me fat, kam një person jashtëzakonisht të bukur që do të doja t’jua prezantoja… Shpresojmë këtë vit. Dhe nëse nuk ndodh kështu, gjërat më të bukura nuk do të dalin kurrë në dritë!!!!! Çfarëdo që të ndodhë… oh, kaq afër, por më duket sikur këmbët e mia kanë jetuar për shumë kohë këtë."
Vetëm pak ditë më parë, Spears kishte folur publikisht për periudhën 15-vjeçare të kujdestarisë ligjore (conservatorship) nën kontrollin e babait të saj, Jamie Spears. Ajo e përshkroi atë si një kohë kur jeta e saj private ishte nën kontroll të plotë dhe kur nuk kishte mundësi të jetonte si bashkëmoshataret apo koleget e saj.
Gjatë viteve, gjendja emocionale e këngëtares së hitit “...Baby One More Time” ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, dhe tani mediat rozë po përpiqen të interpretojnë këtë postim të pazakontë.