L’Humanite (1928)/ Arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2019
“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 29 tetorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
-Angora, 28 Tetor (Agjensia Ballkanike).
Marrëdhëniet diplomatike janë prishur midis Turqisë dhe Shqipërisë. I ngarkuari turk për çështjet diplomatike u largua nga Tirana dhe përfaqësuesi shqiptar u largua nga Angora. Mustafa Qemali tha teatralisht (veçanërisht në një intervistë dhënë z. Henri Beraud) se ai kurrë nuk do ta njohë Ahmet Zogun i cili, duke u shpallur mbret, kreu një krim.
Por në realitet, kemi të bëjmë këtu me një çështje interesi sesa parimi. Dikur në Shqipëri të gjitha tokat shtetërore i përkisnin Sulltanit. Pas shpalljes së pavarësisë, Turqia ka kërkuar dhe ende kërkon një kompensim prej 18 milion frangash ari. Ahmet Zogu, i shpallur “mbret”, do të vë dorën mbi këto prona si “trashëgimtar” i Sulltanit. Prandaj Mustafa Qemali është nervozuar.
Linku origjinal: https://www.darsiani.com/la-gazette/l-humanite-1928-ja-arsyet-e-verteta-te-konfliktit-midis-ataturkut-dhe-zogut/ Tiranapost.al.