Lajme nga Bota

Rusia miraton një ligj për vendet armiqësore, përfshirë Shqipërinë, që i kanë vendosur sanksione. Ja për çfarë bëhet fjalë

Rusia miraton një ligj për vendet armiqësore, përfshirë
Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar ditën e sotme një dekret për disa shtete që kanë kryer e po kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive, qytetarëve dhe oligarkëve rusë.

Sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj, në vende të përfshirë në këtë listë do t'i paguajnë ato në rubla. Procedura e re, e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj, ose një shumë të ngjashme në valutë të huaj.

Vendet e përmendura në listë janë ato që kanë vendosur ose i janë bashkuar sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.