Putin përjashtohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos
E Hënë 7 Mars 2022, 11:52
TiranaPost

Presidenti rus Vladimir Putin dhe oligarku Arkady Rotenberg janë hequr nga të gjitha pozicionet e tyre në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.
Federata e largoi Putinin nga detyra si president nderi, një muaj më parë, pa nisur lufta, që kur konflikti me Ukrainën kishte ngritur krye.
Federata e Xhudos është vetëm një nga një sërë institucionesh që i kanë hequr Putinit titujt e nderit sportiv që nga shpërthimi i luftës.
Taekëondo-ja Botërore i hoqi Putinit rripin e zi të nderit, të dhënë në nëntor të 2013-ës, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) tërhoqi Urdhrin e FINA-s që i ishte dhënë presidentit rus në tetor të 2014-ës.