U njoftua sot armëpushimi i tretë që njerëzit të largohen drejt Rusisë ose Bjellorusisë, reagon Ukraina

Një zëdhënës i Volodymr Zelenskiy sapo i ka përshkruar rrugët e evakuimit të vendosura nga Rusia për korridoret humanitare si "plotësisht imorale". Me rrugët e evakuimit të publikuara më herët nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti civilët mund të largohen vetëm në Rusi dhe Bjellorusi, jo në vende të tjera.
Korridori nga Kievi çon në vendin aleat të rusëve, në Bjellorusi, dhe civilët nga Kharkiv do të mund të kalojnë vetëm përmes një korridori që çon në Rusi. Nëpërmjet korridoreve të qyteteve Mariupol dhe Sumy shkohet në disa qytete të tjera të Ukrainës dhe në Rusi.
Ukraina thotë se ky propozim i Rusisë për korridoret humanitare është "plotësisht imoral", pasi qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre ku të duan, duke kaluar përmes territorit ukrainas, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Këta janë shtetas të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtë të evakuohen në territorin e Ukrainës. Kjo është një histori krejtësisht imorale. Vuajtjet e njerëzve po përdoren për të krijuar pamjet e dëshiruara televizive," tha zëdhënësi sipas agjencisë së lajmeve Reuters.