
Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një postimi në Twitter ka thënë se ka folur me presidentin rus Putin dhe atë ukrainas Zelensky për të ruajtur integritetin e centraleve bërthamore civile. Gjithashtu Macron shkruan se i ka paraqitur Rusisë një armëpushim dhe mbrojten e civilëve.
‘’Kam folur me Presidentin Putin dhe më pas me Presidentin Zelensky. Ne po përpiqemi të ruajmë integritetin e centraleve bërthamore civile të Ukrainës, përveç kërkesave të tjera prioritare që i kemi paraqitur Rusisë: një armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve’’ shkruan Macron.