Tech

Tiktok bllokon disa shërbime në Rusi

Tiktok bllokon disa shërbime në Rusi
TikTok ka njoftuar se ka pezulluar publikimin e videove dhe transmetimeve të drejtpërdrejta në platformën e saj në Rusi për shkak të ligjit të ri të sapo miratuar nga parlamenti kundër publikimit të "lajmeve të rreme".

Shumë platforma të pavarura dhe të mediave sociale kanë mbyllur funksionimin në përgjigje të ligjit. Rregullatorët e medias ruse bllokuan gjithashtu aksesin në Facebook të Premten pasi gjigandi i mediave sociale kufizoi aksesin e disa llogarive të mediave të lidhura me shtetin.

Twitter u bllokua pak më vonë.

Tiranapost.al