Rusia: Vendet fqinje që presin avionët luftarakë ukrainas do konsiderohen pjesë e konfliktit

E Diel 6 Mars 2022, 19:13
TiranaPost
Rusia ka paralajmëruar vendet fqinje të Ukrainës, duke thënë se Moska mund t'i konsiderojë ata pjesë të konfliktit nëse avionët ukrainas kryejnë misione luftarake nga territori i tyre.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov akuzoi të dielën se disa avionë luftarakë ukrainas ishin ridislokuar në Rumani dhe fqinjë të tjerë të Ukrainës, të cilët ai nuk i identifikoi.
Konashenkov paralajmëroi se nëse ato avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori i atyre kombeve, "mund të konsiderohet si angazhim i atyre vendeve në konfliktin ushtarak".
Tiranapost.al