Blinken: Ukraina ka ‘plane gati’ nëse Zelensky vritet
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Ukraina ka “plane gati” nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vritet nga Rusia gjatë pushtimit.
“Ukrainasit kanë plane për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ekziston ajo që ne do ta quajmë vazhdimësi e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër, dhe më lejoni ta lë me kaq,” tha ai për CBS Neës.
Blinken tha gjithashtu se SHBA ka parë “raporte shumë të besueshme” të sulmeve ndaj civilëve ukrainas, të cilat potencialisht mund të klasifikohen si krime lufte.
“Ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve që do të përbënin një krim lufte,” tha Blinken. “Ne kemi parë raporte shumë të besueshme në lidhje me përdorimin e armëve të caktuara.”
Tiranapost.al