Rusët shkatërrojnë aeroportin e Vinytsia, Zelensky drejtuar liderëve botërorë: Edhe ju doni që ne të vritemi ngadalë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, thotë se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinytsia, qytetit të vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore, rreth 160 milje në jugperëndim të Kievit.
“Sapo më raportuan për sulme me raketsa në Vinytsia, 8 raketa. Kundër qytetit tonë të paqtë Vinytsia, që asnjëherë nuk ka qenë kërcënim për Rusinë. Sulmet brutale me raketa kanë shkatërruar aeropoertin krejtësisht. Vahdojnë të shkatërrojnë inrfastrukturën tonë, jetën e krijuar nga ne, prindërit e gjyshërit tanë, nga brezat ukrainas.” tha Zelensky.
Përveç se përsëriti të njëjtën thirrje, mbylljen e qiejve të Ukrainës, Zelensky i revoltuar iu drejtua liderëve të Perëndimit që nëse ata nuk e bëjnë këtë mund të ketë vetëm një arsye:
“Përsërisim çdo ditë të njëjtën thirrje “Mbyllni qiejt e Ukrainës”. Mbylleni për raketat ruse, sulmet ajrore ruse, që të ndalohen të gjitha këto akte terroriste. Siguroni një zonë humanitare ndalim-fluturimi, pa raketa, pa bomba. Ne jemi njerëz dhe ky është detyrimi juaj humanitar për të na mbrojtur ne, për të mbrojtur njerëzit. Dhe ju mund ta bëni. Nëse nuk e bëni, nëse nuk na siguroni, të paktën avionët, në mënyrë që të mbrohemi, atëherë mund të arrijmë vetëm në një përfundim: Edhe ju doni që ne të vritemi ngadalë.
Kjo është edhe përgjegjësi e lideërve botërorë, liderëve të Perëndimit, sot e përgjithmonë.”