Lajme nga Bota

3 kërkesat që presidenti turk Erdogan i bëri Putinit gjatë një bisede telefonike

3 kërkesat që presidenti turk Erdogan i bëri Putinit gjatë

Presidenti turk Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike me homologun rus Vladimir Putin kërkoi të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha zyra e tij.

Në një deklaratë pas telefonatës një-orëshe, presidenca turke tha se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke shtuar se ai deklaroi se armëpushimi do të lehtësonte shqetësimet e krijuara për situatën e vështirë humanitare.

“Presidenti Erdogan rinovoi thirrjen e tij ‘le të hapim rrugën për paqen së bashku’”, tha zyra e tij. “Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjent për arritjen e armëpushimit, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”.

Të dy liderët diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe, tha zyra e Presidentit turk.