Lajme nga Bota

Putin: Konflikti me Ukrainën do të përfundojë vetëm nëse përmbushen kërkesat e Rusisë

Putin: Konflikti me Ukrainën do të përfundojë vetëm
Vladimir Putin i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë telefonatës një orëshe që zhvilluan ditën e sotme se operacioni ushtarak i Rusisë do të ndërpritet vetëm nëse Ukraina ndalon së luftuari dhe nëse kërkesat e Rusisë përmbushen.

“Putin shpreson se negociatorët ukrainas do të kenë një qasje më konstruktive dhe do të marrin parasysh realitetin", tha një zëdhënës i Kremlinit.

Ai shtoi se Putin tha se çdo përpjekje për të zvarritur procesin e negociatave do të dështojë dhe se se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë "po shkon sipas planit".

Kërkesat e Rusisë nënkuptojnë në fakt dorëzimin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga ambiciet për t'u bashkuar me aleancat perëndimore si NATO.